21:41 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Banderola e tifozëve të Skëndërbeut që i’u doli huq (FOTO)

15:43 | 18/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Banderola e tifozëve të Skëndërbeut që i’u doli huq (FOTO)

Rreth 6500 tifozë, banderola fyese nga ultrasit, grushte në tribunën VIP dhe një Safet Gjici supersticioz. 

Skënderbeu-Kukësi “filloi” gati një orë para në stadium, pasi të gjitha rrugët ishin të mbushura me tifozë që prisnin me padurim fillimin e lojës. Sfida u nxeh mjaft që në momentin kur dy presidentët po i drejtoheshin tribunës qendrore.

Numri një i Kukësit, Safet Gjici, u fut me këmbën e djathtë, për t’i sjellë fat, ndërsa takoi gazetarët të cilëve u dha sinjalin e parë se Kukësi nuk humbet. “Unë kam ardhur për dy rezultate këtu, por fusha do ta tregojë. Kukësi im e ka treguar që nuk humbet kollaj”, ishte batuta e presidentit para se të takohej me homologun Ardjan Takaj në zyrën e këtij të fundit.

NGACMIMET
Pas hyrjes së presidentëve Gjici e Takaj në tribunë, gjithçka ka qenë në kuadrin e bisedave miqësore, por edhe ngacmuese. Takaj, Gjici, por edhe deputeti Ridvan Bode e kryebashkiaku Sotiraq Filo kanë biseduar rreth kësaj ndeshjeje, ku nuk kanë munguar ngacmimet në distancë. Sigurisht që peshën më të madhe të batutave e kanë pasur dy presidentët, të cilët i kanë hapur “luftë” njëri-tjetrit.

GJYQTARI
Atmosfera në stadiumin “Skënderbeu” ishte e nxehtë, por për të “trazuar” disi harmoninë e tifozërisë vendëse është dashur dalja e arbitrit kryesor të takimit, Kridens Meta, për të bërë nxehjen para ndeshjes. Menjëherë i gjithë stadiumi ka nisur ofendimet në kor, madje ka pasur edhe nga ata që akuzonin se kishin sjellë në një ndeshje kyçe arbitrin që ka më shumë qejf rivalin tjetër, Partizanin.

Në momentin kur Latifi ka shënuar golin, i gjithë stadiumi ka shpërthyer në brohoritje, por “spektakli” më i madh u rezervua në minutën e 39-të. Meta u rrëzua në afërsi të zonës dhe kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha në gjithë stadiumin, duke krijuar iluzionin e një tjetër goli.

INCIDENTI
Duke parë interesin e madh të këtij takimi, edhe policia e qarkut Korçë kishte marrë masat e duhura që gjithçka të shkonte konform rregullave. Policë nga i gjithë qarku ishin në stadium për mbarëvajtjen e ndeshjes, megjithatë sërish incidentet nuk u shmangën dot, madje as në tribunën qendrore. Pikërisht në këtë të fundit, klubi bardhekuq kishte lejuar të hynin tifozë kuksianë, të cilët nuk kanë reshtur së ofenduari.

Pas ndeshjes, gjithçka ka degraduar sepse ofendimet e kuksianëve kanë nxehur tifozët vendës, që janë përfshirë në sherr masiv, ku nuk munguan grushtet. Por si përfundim, policia ka ndërhyrë duke shmangur edhe më tej degradimin e situatës. Forcat e rendit kanë shoqëruar menjëherë dy tifozë të Kukësit në komisariat.

MOTIVIMI
Në pushimin e takimit, presidenti Safet Gjici, i shoqëruar nga një zyrtar i klubit, ka zbritur në dhomat e zhveshjes, duke u “shkulur” veshin lojtarëve për lojën jo të mirë në pjesën e parë. Duket se kjo ka motivuar futbollistët, që arritën të merrnin barazimin në Korçë, në një takim që po shkonte drejt fitores 1-0 për korçarët.

TAKAJ & CO
Mbyllja e takimit ka shpërthyer në festë lojtarët dhe drejtuesit e Kukësit, ndërsa barazimi ka qenë një goditje për Skënderbeun. Një pjesë e lojtarëve u shtrinë në fushë të dëshpëruar. Ndërsa dëshpërimi shihej qartë edhe në fytyrën e presidentit Ardjan Takaj. Ky i fundit, shumë i mërzitur ka dalë me shpejtësi nga stadiumi, pa dashur të bëjë asnjë deklaratë për mediat. Nga ana tjetër, Gjici i gëzuar gjithashtu është larguar i pari nga stadiumi.

Ndërkohë, edhe lojtarët korçarë e shprehnin qartë dëshpërimin. Në korridoret e stadiumit ishin vetëm lojtarët e Kukësit, ndërsa bardhekuqtë të strukur në dhomë nuk bënë asnjë lëvizje dhe në dalje ishin të gjithë me kokën ulur. Lena i Kukësit ka dashur të ngacmojë disi Micin në dalje të stadiumit, por reagimi i mbrojtësit të Skënderbeut i ka lënë të kuptojë se nuk ishte në humor për batuta.

NERVOZIZMI
Edhe jashtë stadiumit deri në largimin e të gjithë lojtarëve, vihej re prani e madhe tifozësh që pritën në dalje kryesorin Meta, duke hedhur karshi tij akuza për 11-metërshin e mohuar në favor të Skënderbeut. Të shumta ishin ofendimet drejt Metës, madje tifozët shpesh thoshin se ai është tifoz i Partizanit. Ndërkohë, në të kaluarën gjyqtari është “akuzuar” si një fans i Tiranës.

banderola-skenderbeu-kukesi-470x353

BANDEROLA
Tifozët e Skënderbeut ishin të sigurt që do të fitonin ndaj Kukësit dhe kishin përgatitur një banderolë jo të hijshme, ku shkruhej: “Faleminderit që pritët t’u zhvirgjërojmë ne!”. Kjo banderolë e hapur në pjesën e dytë nuk është pritur mirë nga kuksianët, që kanë kërkuar tek arbitri të hiqet menjëherë.

Pranë tifozëve ka shkuar Tefik Osmani, që ka bërë të ditur se ajo banderolë duhet hequr. Por, si për ironi të fatit, vetëm disa minuta nga shfaqja e saj, Skënderbeu është ndëshkuar. Duket se banderola “ironizuese” ka sjellë ters te korçarët.

Etiketa: banderolasport
Pas

Stjuardese seksi? Njihuni me ish-banorën e ”Big Brother” që ”josh” udhëtarët

Para

Kjo FOTO do ju bëjë të mendoheni 1000 herë para se të ankoheni

Para
Kjo FOTO do ju bëjë të mendoheni 1000 herë para se të ankoheni

Kjo FOTO do ju bëjë të mendoheni 1000 herë para se të ankoheni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.