Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku tregohet se si Policët Bashkiak i vendosin gjobë një qytetari i cili shiste në rrugë lakra dhe domate.
Sipas Berishës, personi në fjalë e bënte këtë gjë për të siguruar bukën e gojës, ndërkohë që Policia Bashkiake i plaçkit mallin duke i vendosur një gjobë që sipas tij, është më e madhe se vlera e tij.
“Qytetarë kalimtarë i japin lekët që i mungonin për të paguar gjobën”, – shkruan më tej Berisha.
Statusi i plotë:
Banditet me uniforme te Lal Plehut kapen “kriminelin”!
Miq, ky burre per kafshaten e gojes shiste tre arka te vogla me lakra dhe domate.
Ata i plaçkisin mallin dhe e gjobisin shume here me teper se vlera e tij. Qytetare kalimtare i japin leket qe i mungonin per te paguar gjoben. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post