Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, por situata më e përkeqësuar është në Vlorë. Familja Zeraj në Vlorë është një ndër familjet që është prekur nga përmbytjet dhe apelon për ndihmë. Siç shihet nga pamjet, banesa e familjes Zeraj, në lagjen “Harjo Cakeri” është nën pushtetin e ujit, ndërsa familjarët apelojnë për ndihmë nga Bashkia Vlorë dhe kushdo ka mundësi nga shqiptarët.
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, kanë sjellë përmbytje të mëdha, duke shkaktuar një situatë kritike në qytetin bregdetar. Rrugët e qytetit vijojnë ende të mbuluara nga uji, ndërsa sipas raportimeve, situata më problematike është lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, lagjia ‘Rilindja’, ‘Skela’, ‘Pavarësia’, rruga ‘Hasan Kushta’ rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’.
Discussion about this post