Një shtëpi është djegur pjesërisht nga flakët në lagjen ‘Kryengritja’, të Fierit.
Sipas policisë jane djegur orenditë e kuzhinës së banesës, ku dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Ne momentin kur është shkaktuar zjarri, nuk ka pasur njerëz në shtëpi, duke mos pasur të lënduar në njerëz.
Mësohet se shtëpia e djegur është banesë private mes pallateve të lagjes ‘Kryengritja’.
(E.V./Faxweb.al)