23:18 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia në Eurozonë, në lulëzim

21:44 | 10/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka Botërore: Ekonomia në Eurozonë, në lulëzim

Banka Botërore thotë se ekonomia në Eurozonë është rritur më shpejt nga sa parashikohej në vitin 2017, e kjo tendencë pritet të vijojë edhe gjatë këtij viti.

Rritja e arritur, e vlerësuar në 2.7 për qind, është 0.7 për qind më shumë nga sa ishte parashikuar. Masat stimuluese të Bankës Qendrore Europiane duket se kanë meritat për rritjen e shënuar, si në kërkesën për import, ashtu edhe në atë të brendshme.

Për shkak të interesit që mbetet nën objektivin e paracaktuar, këto masa ka gjasa të vijojnë edhe për pak kohë dhe të vijohet me një shkallë të ulët interesi.

Lajme të mira edhe për sa i takon punësimit. Në vitin 2017, sipas Bankës Botërore, papunësia në Eurozonë ra në nivelin më të ulët që nga 2009-a, me disa vende që kanë raportuar edhe mungesë krahu pune.

Pagat, sidoqoftë, kanë mbetur të njëjta dhe, me inflacionin ende të ulët, ka pak gjasa të rriten edhe në vitin 2018. Duke hedhur sytë në një plan më të gjerë, Banka Botërore thotë se edhe ekonomia globale është në lulëzim të plotë, por festa mund të përfundojë brenda pak vitesh.

Banka ka rishikuar parashikimet e saj për vitin 2018, pas rezultateve më të mira nga sa priteshin të vitit që u la pas. “Vendet në mbarë botën po përjetojnë një rritje, që pritet të vijojë edhe për vitet në vijim”, shkruan Banka Botërore, që parashikon se ekonomia globale do të rritet me 3.1 për qind sivjet, nga 2.9 për qind që ishte parashikuar më herët.

Viti 2018, sipas Bankës Botërore, do të jetë viti i parë që nga kriza financiare globale, në të cilin ekonomia botërore është në potencialin e saj të plotë. Kjo do të thotë se papunësia është e ulët, produktiviteti i lartë dhe inflacioni nën kontroll, gjë që çon në një rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime mes konsumatorëve. TCH

Etiketa: Banka Boteroreeurozonërritje
Pas

“Derisa Lulzimi të kuptojë si nje lider opozite shfaqet si alternativë, populli deri atëherë do ketë gjetur një alternativë tjetër”

Para

Hashim Thaçi: Nuk kam frikë nga drejtësia. Beogradi po përkdhelet nga ndërkombëtarët, Kosova po ndëshkohet

Para
Hashim Thaçi: Nuk kam frikë nga drejtësia. Beogradi po përkdhelet nga ndërkombëtarët, Kosova po ndëshkohet

Hashim Thaçi: Nuk kam frikë nga drejtësia. Beogradi po përkdhelet nga ndërkombëtarët, Kosova po ndëshkohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.