15:55 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë “fsheh” në tunelet e saj flori me vlerë 61 milionë dollarë

16:28 | 22/03/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka e Shqipërisë “fsheh” në tunelet e saj flori me vlerë 61 milionë dollarë

Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj flori që kapin vlerën prej rreth 61 milionë dollarë, të paktën sipas statistikave të publikuara nga institucioni monetar qendror deri në fund të janarit të 2017-ës.

Këto rezerva në ar të Bankës së Shqipërisë janë pjesë e rezervave të saj valutore, që mbahen kryesisht në euro, dollar, SDR (monedha e FMN-së) dhe ar, shkruan revista Monitor.

Në sasi, ari që Banka e Shqipërisë ka si pjesë e rezervave të veta valutore është 50 mijë onc dhe ka mbetur i pandryshuar në vite. Ndërsa vlerën më të lartë vitet e fundit e ka arritur në korrik 2016 me 68 milionë dollar.

Në total, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë në janar 2017 ishin 3 miliardë dollarë. Kjo rezervë valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm; mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit; mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.

Deri në fund të vitit 2015, rezervat valutore ishin të barabarta me 7.6 muaj importe. Pra, e thënë ndryshe, nëse do të ndodhte ndonjë krizë apo katastrofë ne vend, Banka e Shqipërisë ka valutë të nevojshme për të blerë për gati 8 muaj mallrat e nevojshme nga importi.

Pjesën më të madhe të rezervave valutore e përbëjnë euro dhe dollari, ndërsa ari zë vetëm 2% të totalit.

Shqipëria është ndër vendet që ka një rezervë të ulët në ar në raport me totalin.

Në botë, rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë zotërime në ar prej 8100 tonësh, ose 74% të totalit të rezervave valutore të vendit.

E dyta është Gjermania, me rreth 3400 tonë, ose 68% e totalit dhe e katërta, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Italia, me rreth 2400 tonë, ose 67% të totalit të rezervave valutore të vendit, sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar i Arit./Monitor

Etiketa: aribanka e shqiperise
Pas

I dënuar për vrasje, i burgosuri gjendet pa jetë në spitalin e burgut

Para

Shembujt/ Përplasjet më të forta të Edi Ramës me gazetarët (VIDEO)

Para
Shembujt/ Përplasjet më të forta të Edi Ramës me gazetarët (VIDEO)

Shembujt/ Përplasjet më të forta të Edi Ramës me gazetarët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri izraelit zbulon planin për zhvendosjen e popullsisë në Rafah

Elbasan/ Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti

Akropoli mbyllet për shkak të valës së të nxehtit që përfshin Greqinë

Vizita e parë në mbi një dekadë, Macron shkel në Britani, pritje mbretërore nga Princi

Rama mbërrin në Fier, mesazhi për “energji të reja në administratë dhe qasje më efektive ndaj sfidave urbane” në qytet

IKMT aksion në Durrës! Prishen strukturat pa leje, lirohen hapësirat publike

“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji lë qelinë dhe nis takimet: Do shkoj në një fshat të Fierit ku fitoi PD-ja

Lista Serbe kundër urave, qytetarët serbë: Nuk duam ura të reja, të hapet ajo e Ibrit!

Energjia, OECD vlerëson pozitivisht Shqipërinë, Balluku: Shqipëria mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë

Pogradec/ Po kryente punime në banesë, djali gjen të murosura armatimet që kishte fshehur babai i ndjerë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.