09:37 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë miraton rregulloren me kërkesat teknike për integrimin në SEPA

22:40 | 04/04/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka e Shqipërisë miraton rregulloren me kërkesat teknike për integrimin në SEPA

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në Euro”

Kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, të njohur si “Tregu Unik i Pagesave në Euro”. Anëtarësimi në SEPA është një objektiv i Bankës së Shqipërisë për të nxitur modernizimin e tregut të sistemeve të pagesave dhe integrimin e tyre me tregjet evropiane, si dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është pjesë e projektit “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor” si dhe objektiv i qeverisë shqiptare për të përmbushur një nga kriteret e planit të BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit.

Rregullorja e miratuar këtë javë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë transpozon plotësisht dispozitat e rregullores së BE-së për kërkesat teknike dhe të biznesit për transfertat e kreditit dhe debitë e drejtpërdrejta në euro. Ajo ka si objekt kryesor përcaktimin e kërkesave teknike për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA, ku si operatorit i Shërbimit të Pagesës (OShP-ja) e paguesit ashtu edhe e përfituesit janë në Shqipëri ose një nga OShP-të është në Shqipëri dhe tjetri brenda zonës SEPA, ose i vetmi OShP i përfshirë në transaksionin e pagesës ndodhet në Shqipëri. Rregullorja do të zbatohet edhe për transfertat e kreditit dhe debitimet direkte në Lekë, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operacionale.

Disa prej kërkesave kryesore teknike janë: Identifikuesi i llogarisë së pagesave duhet të jetë IBAN, standardi për formatin e mesazhit të pagesës duhet të jetë standardi ISO 20022 XML; fusha e të dhënave të dërgesave duhet të lejojë 140 karaktere. Skemat e pagesave mund të lejojnë një numër më të madh karakteresh, përveç se në rastin kur pajisja e përdorur për dërgimin e informacionit ka kufizime teknike në lidhje me numrin e karaktereve, ku në këtë rast zbatohet kufiri teknik i pajisjes. informacioni i referencës së dërgesës dhe të gjithë elementët e tjerë të të dhënave të ofruara duhet të transmetohen plotësisht dhe pa ndryshime ndërmjet OShP-ve në zinxhirin e pagesave; pasi të dhënat e kërkuara të jenë të disponueshme në formë elektronike, transaksionet e pagesave duhet të lejojnë përpunimin plotësisht të automatizuar elektronik në të gjitha fazat e procesit në të gjithë zinxhirin e pagesave (nga fundi-në-fund, direkt nëpërmjet përpunimit), duke mundësuar kryerjen e të gjithë procesit të pagesës në mënyrë elektronike pa pasur nevojë për përdorimin përsëri të çelësave ose ndërhyrje manual; skemat e pagesave nuk duhet të vendosin asnjë kufi minimal për shumën e transaksionit të pagesës që lejon transfertat e kreditit dhe debitimet direkte, etj.

Për pagesat që nuk janë pjesë e SEPA-s, Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë kërkesa të ndryshme nga përcaktimet e bëra në këtë rregullore. Me qëllim aplikimin për pjesëmarrje në SEPA, OShP-të, që janë subjekt i kësaj rregulloreje, duhet të marrin masat e nevojshme që të përshtatin aktivitetet dhe funksionimin e tyre me kërkesat e kësaj rregullore, brenda 180 ditëve nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike SEPA-s në Shqipëri nga Këshilli Europian i Pagesave. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) pritet të vendoset brenda mesit të këtij viti, ndërsa integrimi i plotë në SEPA dhe nisja e ofrimit të shërbimeve mund të kërkojnë deri në dy vjet kohë.

Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë./ Revista “Monitor”

Pas

Pothuajse e pamundur të ofrohen ndihma në Gaza

Para

Ra aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë pas 13 ditësh në spital Klajvert Çuni

Para
Ra aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë pas 13 ditësh në spital Klajvert Çuni

Ra aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë pas 13 ditësh në spital Klajvert Çuni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.