Vijojnë të jenë të nxehta debatet në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet lidhur me shkarkimin nga Bordi Mbikqyrës i BSH-së i Arben Malajt. Ish-ministri socialist i Financave tha se vendi po keqqeveriset, ndërsa e ka cilësuar Bankën e Shqipërisë, si bankën më të vjedhur në botë.
Po ashtu Malaj bëri deklaratën e fortë kur tha se sulmi ndaj tij cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë e Bankës së Shqipërisë.
“Nëse një vend qeveriset mirë, fitojne shqiptarët, nëse qeveriset keq kostot i paguajnë po asahtu qytetarët.
Mentaliteti i vjetër që banka qëndrore është hermetike nuk qendron, pasi e keni parë se çfarë po ndodh me papa Franceskun, ai po demokrarizon bankën më të fshehtë në botë, bankën e Vatikanit. Mos të më mërzitet Lali Eri dhe Taulant Balla, por unë do te flas kur vendi është në krizë.
Nuk ka element të matshem se sa unë e kam cënuar etikën në qendrimet e mija. Si pasojë e sulmeve që po më bëhen mua, po cënohet siguria e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë është Banka Qendrore më e vjedhur në botë dhe qytetarët nuk kanë pasur panik”, u shpreh Malaj.
Ndërkohë sipas avokatit të Malajt, Jordan Daci i cili tha se kjo procedurë ka nisur me gabime proceduriale.
(E.K/Faxweb.al)