04:23 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bankat dhanë afërsisht 51 mijë kredi në gjysmën e parë të këtij viti

15:22 | 05/10/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bankat dhanë afërsisht 51 mijë kredi në gjysmën e parë të këtij viti

Sektori bankar disbursoi afërsisht 51 mijë kredi në gjysmën e parë të këtij viti.

Duke filluar nga viti 2023, një detajim i statistikave të pagesave të Bankës së Shqipërisë jep një informacion për numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar me bazë tremujore. Mbështetur në këto statistika, gjatë 6-mujorit të parë u kryen gjithsej 32,364 disbursime të reja të kredive të reja për individët.

Tendenca e kreditimit ka qenë pozitive nga njëri tremujor në tjetrin. Në tremujorin e dytë, numri i kredive të disbursuara arriti në 17,120, në rritje me 12% krahasuar me tremujorin e parë, megjithatë kjo mund të reflektojë edhe një dinamikë pak a shumë të zakonshme sezonale.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe tek bizneset. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 18,390 kredi në llogaritë e bizneseve.

Edhe për bizneset numri i kredive u rrit gjatë tremujorit të dytë në 9,529, 7.5% më shumë krahasuar me tremujorin e parë.

Statistikat e pagesave japin disa të dhëna orientuese edhe për ecurinë e pagesave të kredive. Në tremujorin e dytë të vitit individët kryen afërsisht 427 mijë pagesa të kësteve të kredive, në rënie me 2.7% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Mesatarisht gjatë tremujorit të dytë u kryen rreth 142 mijë pagesa të kredive në muaj, nga 146 mijë në tremujorin e parë. Duke qenë se numri i kredive të reja ka ardhur në rritje, ulja e numrit të pagesave mund të jetë një tregues i një përkeqësimi në frekuencën e pagesave nga individët.

Statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë kanë treguar paralelisht se raporti i kredive me probleme në vlerë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, për bizneset numri i pagesave të kredive në tremujorin e dytë të vitit ka shënuar një tendencë në rritje në rreth 59 mijë, 3% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Në përgjithësi, kreditimi këtë vit po ruan një ecuri pozitive, pavarësisht një mjedisi me norma më të larta interesit dhe pritshmërive për një rritje të mëtejshme të tyre. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 8-mujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, një efekt të rëndësishëm në normën e rritjes po luan edhe kursi i këmbimit. Nëse kredia do të zhvishej nga efekti i kursit të këmbimit, rritja do të ishte ndjeshëm më e lartë, duke pasur parasysh efektin negativ të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron./ MONITOR

Pas

Rama para mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian në Granada: Ka lëvizje që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri

Para

Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Para
Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.