Në tremujorin e katërt të 2016-ës, bankat kanë shtrënguar kreditimin për bizneset dhe e kanë lehtësuar atë për individët.
Departamenti i Politikave Monetare të Bankës së Shqipërisë ka publikuar një raport ku thuhet se shtëngimet kanë ndodhur kryesisht me ndërmarrjet e mëdha.
Këto masa janë marrë për shkak të problemeve që janë hasur me kreditë e këqija dhe prej perceptimit të bankave mbi situatën makroekonomike.
Nga ana tjetër, konkurrenca në tregun bankar, niveli i likuiditetit të bankave dhe mjaftueshmëria e kapitalit, kanë ndikuar për lehtësimin e standardeve të kredisë për individët.
Në këtë raport të publikuar nga Banka Qendrore, po ashtu thuhet se gjatë këtyre muajve ka patur një rritje të kërkesave për kredi, kryesisht për kredi konsumatore.
Pritet që edhe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti të ndodhë e njëjta gjë. (D.D/Shuplaka)