19:56 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

22:34 | 09/02/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare t’i kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.

Sipas vendimit, këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.

Në atë kohë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat.

Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në Arbitrazh. Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 Qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të Tatimeve, ndërkohë që Qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Palët përzgjodhën gjigantin “Pricewaterhousecoppers”, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në Arbitrazh.

Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, Arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë Gjykata e Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburgu dënoi qeverinë shqiptare të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.Top Channel

Etiketa: arbitrazhbankers
Pas

Majko në SHBA: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Para

Kujt t’i besojmë? Sulmin në zemër mund ta fitoni nga mungesa e kripës

Para
Kujt t’i besojmë? Sulmin në zemër mund ta fitoni nga mungesa e kripës

Kujt t’i besojmë? Sulmin në zemër mund ta fitoni nga mungesa e kripës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.