Banorët e Unazës së Re kanë depozituar një padi penale në prokurori kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
“Sot është afat i fundit. Duke parë që ekzekutivi nuk ka funksionuar dhe besojmë tek organet e drejtësisë për të hetuar se çfarë bëhet me këtë projekt. Unë mendoj se prokuroria ka për detyrë të reagojë. Mendoj se prokurori duhet të vijë këtu dhe të mbështesë qytetarët.
Duhet të respektohen ligjet sepse projeketi ka parregullsi. Janë prerë pemët, dritat, duam përgjigje mbi ç’bazë është bërë. Ne nuk kemi parë projektin. Unë mendoj se nëse ka shkelje penale të gjitha këto do të kallëzohen penalisht në prokurori.”- shprehet një banor.
Disa ditë me parë kryebashkiaku Veliaj i cilësoi ato që kundërshtonin projektin si shpellarë të cilët nuk duan zhvillimin e vendit.
Kujtojmë se banorët e Astirit tashmë prej disa ditësh po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, pasi në kuadër të ndërtimit të projektit për “Unazën e Madhe”, ndërtesat e tyre do të shemben.
Banorët e Astirit shprehen të vendosur për të vijuar protestën, teksa kërkojnë dëshmpërblim 100% për banesat e tyre.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post