Banorët e zonës e Astirit të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë për ndërtesat e tyre, pasi në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, banesat e tyre do të shmeben, janë nisur duke mardhur drejt sheshit “Shqiponja”.
Ndërkohë nga vendngjarja gazetarja e Fax News, Mirilda Tili, raporton se zona e Astirit është blinduar nga forca të shumta policie, të cilët janë vënë në rresht përgjatë kryqëzimit tek Astiri.
Nga ana tjetër banorët shprehen të vendosur për të vijuar protestën, teksa kërkojnë dëshmpërblim 100% për banesat e tyre.
Ato shprehen se nuk kanë asnjë komunikim zyrtar se do tu shemben shtëpitë, por vetëm se firma që po kryen punimet ka shënuar me shenjë të kuqe banesat e tyre.
(M.Q/Faxweb)