Ka pasur agravim dhe tensionim të situatës në zonën e Astirit, teksa një prej qytetarëve është akuzuar si i shitur nga ana e banorëve të tjerë, të cilët po protestojnë prej disa minutash.
Një prej pjesëmarrësve në protestë , i cili pretendonte se ishte banor i zonës, u shpreh kundër bllokimit të rrugës, duke kërkuar që një përfaqësi e banorëve t’iu drejtoheshin për takim institucioneve të shtetit.
Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të tjerë, të cilët me të drejtë u shprehën se edhe pse kanë 15 ditë që protestojnë, shteti nuk ka dënjuar që ti presë dhe ti takojë, duke iu referuar këtu dhe disa protestave të zhvilluara në duert e Bashkisë së Tiranës.
Pjesë nga debati:
Banori: Unë them që këtu duhet të vijë një përfaqësi nga ana e shtetit. Këtu nuk ka zgjidhje në këtë mënyrë, ne duhet të mblidhemi dhe të diskutojmë. Unë nuk dua të rrinë ato makinat atje, po dhe ne kemi hall.
Banorët e tjerë: Nuk ka shtet, xhaxh! Kemi 15 ditë në rrugë dhe nuk na ka ardhur asnjë njeri nga ana e shtetit. Këtu vendosim ne
Banori: Nuk mund të shkojmë të gjithë në takim! Kjo nuk është zgjidhje, nuk ka këtu pa shtet, ne duhet të kërkojmë një përfaqësi nga shteti jonë!
Banorët e tjerë: Je i shitur, ik në shtëpi, ik, sa lekë të kanë dhënë! Ik, ik, ik! Nuk u ngope 50 vjet me Enverin!
Sipas banorëve të tjerë, personi që mori fjalën është pronar i një pallati disakatësh që ndodhet në zonë, dhe është futur nga ana e qeverisë në mënyrë që të përçajë protestën e tyre.
Tashmë protestuesit kanë nisur marshimin drejt rrethrrotullimit të doganës, duke bllokuar dhe kalimin e mjeteve. Kjo është dita e 15-të e protestës së tyre. Protesta e sotme është pa afat, filloi rreth orës 11:00 dhe nuk dihet sesa do të zgjasë.
(E.K/FAXWEB.AL)