Banorët e Baldushkut janë paraqitur ditën e sotme në gjykatë lidhur me pronat e tyre në fshat, të cilat po prishen nga një firmë fantazëm, siç thonë ata.
Banorët shprehen se ky problem vazhdon nëpër gjykata që prej vitit 2014, ndërsa shtojnë se ndaj tyre policia ka përdorur forcë duke mbrojtur investitorët e firmës fantazëm.
Ata shprehen se janë prishur bujtina dhe mbi 300 lloje pemësh janë shkatërruar dhe se gjithashtu kanë kërkuar urdhër mbrojtje nga gjykata pasi policia prej një viti e gjysmë paraqitet në zonën e tyre.
Ndërsa një tjetër banor ka kërkuar nga kryeministri që mos të merret vetëm me afganët por të zgjidhë edhe shqetësimet e tyre.
Banorët e Baldushkut:
Ne protestojmë atje, sapo dalim para fadromë na vjen policia dhe na largon me forcë. Në fillim prishën bujtinat e lopëve. Pas një muaji, filluan edhe të prishnin kopshte dhe pemë, kanë prishur 300 lloje pemësh. Firma fantazëm nuk paraqitet se kush është. Sjellin policinë por ne nuk kemi fuqi për ta se siç e shef ktu gjysmat janë në emigracion vijnë e sjellin naj 5 leksh këtu.
Pronat ne i kemi nga kadastra. I kemi marrë nga aty dhe i kemi dërgu në hipotekë por na thanë se duhet ta conim në gjyq. Nga viti 2014 çështja është në gjykatë. Gjykata po pati drejtësi, i ka dokumentat atje dhe të na dëgjojë dhe ne se kemi 1 vit e gjysmë që flemëq me polic te dera. Nëse nuk ka drejtësi le të na marri ne e të na cojë diku tjetër. Të largohet firma fantazëm, kemi kërkuar.
Ne po marrim afganët që i sjellin këtu, ai vërtet ka halle se ka 3 milion njerëz mbi shpinë por t na qajë edhe neve hallet, se ato janë tokat tona, janë të stërgjyshërve tanë.
(B.V/Faxweb.al)