Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur sot protestën e tyre para Kadastrës pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar. Ata prej 6 muajsh po protestojnë, pasi sipas tyre nuk ka transaprencë sa i takon këtij projekti dhe se dëshmpërblimi për banesat që do prishen është qesharak.
Ata kërkojnë të dëmshppërblene me cmimin e tregut..
“I bëj thirrje drejtores së Hipotekës të bëjë zhbllokimin e këtyre pronave dhe të jepet një zgjidhje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Kjo të zgjidhet sa më shpejt. Banorëve po u soset durimi. I kërkoj drejtoresh së pergjthshme, nuk ia dimë ecurinë i kërkojmë të marri masa dhe të zhbllokojë certifikimin e këtyre banesave. Spo na jepet pergjije për vlerën e banesave, për akomodimin e këtyre banorëve. Në të kundërt do të nisim protesta 24 orëshe. Afati jonë është deri ditën e martë”- u shpreh kryeplaku i Berxulles.