Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë pasi shtëpiat e tyre do të shemben në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të Ri.
Në një prononcim për Fax News, banorët e Bregut të Lumit shprehen se INUK ka sjellë lajmërim ,që brenda 7 diteësh të lirojnë banesat sepse të mërkurën do vijnë fadromat.
Nëse nuk i lirojne banesat ato shprhen se do kenë 5 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.
Banorët shprehen se ditët që të vijnë fadroma më mirë të vijë Rama të na pushkatojë. Ato shprehen se do t’u drejtohen ambasadave për tu larguar nga vendi.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post