05:02 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Banorët e Bregut të Lumit po i fut në hall shteti”, Gent Kaprata: Pse dy zgjidhjet e dhëna nga Bashkia janë të paligjshme!

10:25 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Banorët e Bregut të Lumit po i fut në hall shteti”, Gent Kaprata: Pse dy zgjidhjet e dhëna nga Bashkia janë të paligjshme!

Në studion e Fax News sot ka qenë i ftuar Gent Kaprata politolog urban për të folur për shembjen e banesave te Bregu i Lumit.

Karpata është shprehur se kjo ngjarje është një kronikë e paralajmëruar dhe për këtë situatë fajëson qeverisjen aktuale, duke e cilësuar atë si një qeverisje oligarkike-fashiste.

“Është një kronikë e paralajmëruar, kemi të bëjmë më një qeversije oligarkike-fashiste. Do të ketë të tilla përplasje deri sa dikush tjetër të vijë ti japë zgjidhje situatës.” është shprehur politologu urban.

Duke iu referuar planit urbanistik të Tiranës Kaprata thotë që ky zgjerim i ri i qytetit, kjo shtrirje e re po po kalb pjesën ekzistuese të tij.

“Bulevardi po ndërtohet si pjesë kryesore e një zone të re urbane. Po investojmë në një tejshtrirje të re, ku po na kalbet shtrirja ekzistuese. Paratë duhet të shkojnë për diçka tjetër jo për të mbyllur pjesë ekzistuese. A duhet të marrin shqiptarët 54 mln euro borxh për një bulevard të ri që nuk i shërben Tiranës dhe Shqipërisë dhe të nxjerrim njerëz me dhunë nga banesat e tyre?” është shprehur Kaprata.

Më tej gjatë fjalës së tij Kaprata thotë që është Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili ka dhënë shumë leje ndërtimi duke prishur strukturën urbanistike të qytetit.

“Kemi të bëjmë me një shtrirje të re të qytetit me 20-25%. Kemi të bëjmë me një qytet që ka një stok banesash të pashitura. Veliaj ka dhënë shumë leje ndërtimi. Tirana mban 35% të banorëve të Shqipërisë”, u shpreh më tej ai.

Politologu Kaprata thotë që qeveria po nxjerr nga shtëpia 38 familje që kanë punuar për t’i ndërtuar banesat e tyre dhe kanë investuar në një kohë që nuk janë ndihmuar nga shteti apo Bashkia gjatë këtyre viteve.

“Janë 38 familje që po nxirren nga shtëpia, kanë luftuar për të ndërtuar banesat dhe kanë investuar për ta çuar përpara zonën ku jetojnë, si psh ndërtimi i ujësjellësit. Janë veshur keq, janë ushqyer keq, nuk janë shpërfaqur, kanë sakrifikuar për ndërtimin e këtyre banesave.” ka vijuar Kaprata.

Zgjidhjes që ka propozuar Veliaj për strehimin e këtyre familjeve në banesat sociale Kapratës i duket absurde pasi thotë që këta banorë duhet të trajtohen si pronarë dhe jo si të pastrehë. Ai ka shtuar se duhet të dëmshpërblehen dhe të të vazhdojnë jetën e tyre, duke iu krijuar mundësia të blejnë banesë në një zonë tjetër.

“Janë 38 familje që posedojnë një pronë, dhe duhet shpronësuar me para që të vazhdojnë jetën e tyre. Ata janë pronarë, jo njerëz të pastrehë. Ky premtim për banesat sociale është në kundërshtim me ligjin që është krijuar për banesat sociale pasi janë disa kushte që duhen përmbushur dhe s’ka lidhje me situatën te Bregu i Lumit. Këta njerëz po i fut në hall shteti me këtë situatë që u ka krijuar se në vetvete ata nuk janë të pastrehë.

Banorët  ndodhen në kushte shumë të vështira, kanë investuar 25 vite për ato banesa. Ata mbartin të njëjtat të drejta si çdo pronar tjetër në Shqipëri sipas Kodit Ligjor. 

Shoqëria shqiptare për  25 vjet kanë votuar legjislacione të cilat kanë premtuar që do legalizonin dhe do i jepnin zgjidhje kësaj situate. Shteti ka premtuar lehtësira, ka thënë që do bëjë legalizimin falas dhe kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh më tej Kaprata.

(J.B/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gente Karpatashembia e banesave te Bregu i lumit
Pas

Mediat greke nuk i ndahen Admir Murataj, ja çfarë shkruajnë

Para

Trondit gazetari: Muratajt ia kanë futur plumbin ‘miqtë’ e tij, qitja ishte bërë nga afër

Para
Shoqërohet në Polici gruaja e Muratajt, i vëllai: Policia nuk na konfirmon se Admiri është vrarë

Trondit gazetari: Muratajt ia kanë futur plumbin 'miqtë' e tij, qitja ishte bërë nga afër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.