Banorët e Dukagjinit nuk lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre, pasi furgonët që bëjnë transportin e tyre janë bllokuar nga ana e Policisë.
Janë ngritur postoblloqe nga policia, ndërsa banorëve i kërkohet kartë identiteti sikur të duhej të kalonin pika doganore. Ata shprehen të revoltuar, teksa thonë se po i trajtojnë si serb.
Ata thonë se rrinë gjashtë muaj të bllokuar nga bora, ndërsa tani nuk po lejohen të shkojnë në banesat e tyre.
‘’Dje vajza eme ka ardh me fëmijë prej Trushi, dhe kanë tremb fëmijën. Kanë marrë urdhër prej Edi Ramës dhe po na bëjnë terror. Gjashtë muaj na bllokon bora, tani na diskriminojnë këta, po erret nata dhe ne njëktu”, shprehen mes të tjerave banorët.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=Qh2wnnsgsdw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=l977nanvuuE&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=ChBUQKtSGv0&feature=youtu.be