14:22 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e fshatit Mbyet në Fier nuk kërkojnë asgjë më tepër se një mjet që të transportojë fëmijët në shkollë

"Shkolla e fshatit Mbyet pas amortizimit të saj, u mbyll"

11:33 | 06/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e fshatit Mbyet në Fier nuk kërkojnë asgjë më tepër se një mjet që të transportojë fëmijët në shkollë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024, banorët e fshatit Mbyet në Fier kanë protestuar paraditen e sotme për mungesën e mjetit të transportit për fëmijët e zonës.

Ata kanë pohuar njëzëri se prej 15 vitesh, përgjatë gjithë vitit shkollor fëmijët e fshatit të tyre e zhvillojnë mësimin në shkollat 9-vjeçare “Liri Gero” dhe “Jani Bakalli” në Fier, 3 km larg. Edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për mjet transporti për fëmijët, situata vijon të mbetet e pandryshueshme pohojnë të indinjuar banorët teksa theksojnë se më problematike situata bëhet gjatë dimrit ku fëmijët detyrohen të udhëtojnë 6 kilometra në ditë në këmbë, në kushte të vështira atmosferike.

Po sipas tyre, shkolla e fshatit Mbyet pas amortizimit të saj, u mbyll duke i detyruar fëmijët e zonës të zhvillojnë procesin mësimor në Fier, duke u kthyer në një problematikë madhore veçanërisht për të moshuarit të cilët i shoqërojnë fëmijët në shkollë çdo ditë.

Ata pohojnë gjithashtu se pengesë kryesore për mjetin e transportit mbetet rruga e amortizuar e fshatit, e cila është kthyer në makth për prindërit të cilët i shoqërojnë fëmijët në shkollë me automjetet e tyre. Kjo situatë shumëvjeçare duhet të marrë fund kanë pohuar banorët teksa kanë apeluar njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate.

Etiketa: FierMbyetMjet transportishkolla
Pas

E rëndë në Fier/ 66-vjeçarja humb jetën pas hedhjes nga kati i tretë i pallatit

Para

44-vjeçari me “Ford” përplas këmbësorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Para
Po lahej në dush dhe e zë korrenti, humb jetën 32-vjeçarja në Cërrik

44-vjeçari me "Ford" përplas këmbësorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro! Detajet

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.