Banorë të fshatrave Novosej, Topojan, Shishtavec, Brekijë, etj, janë mbledhur në urën e Topojanit për t’u thënë stop ndërtimeve të 5 HEC-eve në këtë zonë. Sipas tyre kjo sipërmarrje do të sjellë dhe fundin e zhvillimit të turizmit në këtë zonë, duke çuar në një masakër ekonomike dhe natyrore.
Sipas banorëve protestues, ky komunitet i mbetur pas një eksodi masiv të fshatrave Novosej, Shishtavec, Topojan, Brekijë, Turaj, Shtrezë, Kollovoz, etj, do të duhet të përballet me me mungesën e ujit dhe shkatërrimin e zonës pas përfundimit të HEC-eve të parashikuar për t’u ndërtuar në këtë zonë.
Kjo sipas tyre do të zhdukë çdo mundësi për zhvillimin ekonomik përmes turizmit.
“Lejet e miratuara nga KKT tregojnë edhe njëherë se babëzia dhe barbaria jo vetëm që nuk është ndalur e penalizuar, përkundrazi në çdo rast stimulohet duke përshfaqur praktikat më të këqija sesi mund të menaxhohen të mirat publike natyrore për përfitimin e një rrethi shumë të ngushtë njerëzish”, shprehen protestuesit
Discussion about this post