Fax News ka patur një lidhje telefonike me dy banorë të fshatrave të thellë të qarkut të Kukësit të cilët janë bllokuar prej 10 ditësh nga dëbora.
Ata u bëjnë thirrje autoriteteve për ndihmë pasi kanë mungesa në ushqime për familjarët si edhe për kafshët e tyre.
Një banor i zonës së Zopodit u shpreh se ka në shtëpi tre invalid të sëmurë dhe ka reyerva në ushqime vetëm edhe për dy ditëb të tjera.
“Kërkoj ndihmë sepse nuk dimë se si të bëjmë, dëbora na gjetin të papërgatitur. Kemi 10 ditë në këtë situatë, kërkojmë ndihmë emergjente për miell dhe batanije për të kaluar këtë situatë të fështirë. Kam tre pjestarë në familje invalid dhe nuk di ç’të bëj”.
Ndërkohë një tjetër banorë i fshatit Steblevë thotë në një lidhje telefonike për Fax News se reshjet e dëborës e kanë gjetur të papërgatitur.
“Na ka bllokuar dëbora dhe mbi dhjetë familje kanë mungesë të ushqimeve për familjarët dhe kafshët e tyre,” – thotë banori.
Dëbora sipas tij i kalon 1 metër trashësi dhe kjo situatë po vijon prej 10 ditësh.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/719777721755898/
(F.GJ/FAXWEB.AL)