Banorët e fshatit Hot i Ri, komuna Rrethina Shkodër kanë bllokuar rrugën ditën e sotme, në shenjë proteste.
Banorët janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugën që është investuar vetëm para pak vitesh.
Si pasojë e mungesës së ndriçimit janë shkaktuar shumë aksidente të vazhdueshme me pasoja fatale.
Banorët e këtij fshati u kërkojnë autoriteteve që të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin.
“Arsyeja është se nuk ka ndriçimin. Shtyllat janë vënë rruga është rregulluar dhe nuk ka ndriçim. Duam drita kaq kërkojmë. Është shkak aksidenti. Makinat ecin shumë shpejt dhe kërkojmë dhe të vendosen tabelat, dhe të vendosen dhe radarë që kush ta kalojë shpjetësinë ti shkojë gjoba tek shtëpia. Me dal një patrullë policie këtu dhe dalin vetëm për ifa me dru. Të dalë patrulla. Do të vijojmë me protesta.”- thanë banorët.