Banoret e Kurbneshit Njesia Selitë në Mirditë kanë dalë në protestë kunder ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e urakës. Banorët kërkojnë shfuqizimin e koncensioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rëndë këtë perle te natyrës. Banoret shprehen te vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndertimin e HEC-ve në këtë zonë. Në mbeshtetje të banorëve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.
Jo HEC-eve mbi Urakë!
“Nesër, për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.
Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.
I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.
Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti”.