17:43 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e Laknasit ultimatum ujësjellësit: 6 ditë afat për furnizim ose bllokojmë stacionin e pompave

12:14 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e Laknasit ultimatum ujësjellësit: 6 ditë afat për furnizim ose bllokojmë stacionin e pompave

Banorët e Laknasit janë hedhur në protestë kundër Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT) në orët e para të mëngjesit. Edhe pse stacioni i pompave ndodhet në territorin e Kamzës, 11 mijë banorët nuk marrin shërbimin nga kjo ndërmarrje dhe fakti është që 70% e qytetarëve të Laknasit nuk furnizohen fare me ujë, ndërsa për 30% të tyre, uji në çezmat iu shkon vetëm 20 minuta në ditë me orare të papërcaktuara. Kjo situatë e krijuar ka nxjerr sot banorët në rrugë duke reaguar ashpër ndaj sjelljes së UKT dhe në mënyrë ultimative kanë kërkuar reagimin urgjent duke lënë afat 6 ditor që t’u kthehet përgjigje kërkesave të tyre. Nëse brenda këtij afati kohor, banorët do të ndeshin indiferencën e UKT, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e stacionit të pompave.

Për realizimin e kërkesa të tyre, banorët kanë bërë dhe një peticion drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë . Kërkesat e banorëve të Laknasit janë krejt legjitime, madje bazuar dhe në ndarjen e re territoriale, ato duhej të kishin gjetur zgjidhje më kohë. Përballë indiferencës së UKT,  banorët e Laknasit janë të vendosur t’i dalin zot fatit të tyre të furnizimit më ujë dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen. Banorët nuk tolerojnë të jenë pa ujë të pijshëm kur me 4 pus-shpimet e Laknasit furnizohet një pjesë e Tiranës nga Lapraka në Kombinat.

Kërkesat e banorëve të Laknasit:

  1. Furnizim të plotë më ujë të gjithë familjeve me ujë të pijshëm
  2. Riparimin e rrjetit ekzistues për faktin pasi ujërat derdhen në sipërfaqe në rrugët e zonës
  3. Kalimin e stacionit të pompave në administrim të Ujësjellës Kanalizime Kamëz
Etiketa: 70% nuk furnizohen me ujebanoret e LaknasitprotesteUKT
Pas

Kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij, shtyhet seanca për ish-shefin e policisë së Vlorës

Para

”Si të vrasim një polic!”, reagimi i ashpër i gazetares: Shkëlqim Pepkola dhe tre vajzat e tij enden rrugëve të azilit

Para
”Si të vrasim një polic!”, reagimi i ashpër i gazetares: Shkëlqim Pepkola dhe tre vajzat e tij enden rrugëve të azilit

''Si të vrasim një polic!", reagimi i ashpër i gazetares: Shkëlqim Pepkola dhe tre vajzat e tij enden rrugëve të azilit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jo më pak se 70 000 lekë”, publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit

Itali/ Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie, i plagosuri në gjendje të rënë

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për zgjidhje diplomatike të tensioneve Iran-Izrael

Murtaja e bagëtive të imta, vatër infeksioni edhe në Devoll, asgjësohen 150 krerë

Rritet kërkesa për shërbime mjekësore në Shëngjin, qendra verore shëndetësore në gatishmëri të plotë

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM kërkon rishqyrtim të votave në qarkun e Vlorës dhe Beratit

“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

Trump për WSJ: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për tregjet

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.