Nga taraca e banesës, ku jetojnë tre familje, qytetarja denoncon dhunën e ushtruar nga ana e policisë, mbi banorët që janë në mbrojtje të shtëpisë së tyre.
Fax News ka arritur që të ngjitet në tarancën e godinës që rrezikon shembjen, pavarësisht se policia ka ndaluar kalimin për në banesë. Nusja e shtëpisë tregon se një punonjës i policisë i ka marrë me forcë bashkëshortin e saj, ndrsa vetë atë e ka gjuajtur me shqelm.
“Shtëpia jonë është ende në process gjyqësor, burrin ma morën dhe ma shtrinë aty përdhe dhe e morën me forcë. Djalin 3 vjeçar e kam çuar te mamaja ime, polici më ka qëlluar në këmbë me shkelm, shenja duket këtu. Unë po mbroj fëmijën tim, po kërkoj të drejtën e banesës sime. Dy duar për një kokë janë, ça mendoi ai zotëri, se nuk e gjejmë dot se kush është?! Ai ka motër, ka grua. Na kanë kërcënuar me arrestime, djemtë e rinj i dhunuan”, shprehet e reja.
Ndërkohë më tej ajo tregon se veprimi i IKMT-së është në shkelje të ligjit, pasi banesa e tyre është ende në process gjyqësor, dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë. Mëngjesin e sotëm banesës i është prishur oborri, dhe tashmë qytetarët janë ngjitur në taracë për të vijuar rezistencën e tyre.
(E.K/Faxweb.al)