Banorët e pallatit ku pati rrëshqitje dheu në Gjirokastër, në lagjen Kodra e Shtufit, thonë se do të futen brenda në shtëpitë e tyre pasi bashkia dhe prefekti nuk u dhanë zgjidhje, rapoorton ‘Fax News’.
“Do futemi në shtëpi me gjithë fëmijët”, thotë njëra nga banoret e pallatit.
Banorët kërkojn zgjidhje përfundimtare dhe jo previzore. Ata thonë se nuk mund të jetojnë në konvikt se janë me njerëz të sëmurë, ndërsa prefekti dhe bashkia i thjeshtë i ka përcjellë duke u thënë se do të sjellin ekspertë për të përcaktuar nivelin e rrezikshmërisë. Ata shprehen mjaft të irrituar dhe thonë se nëse nuk gjendet zgjidhje do të sakrifikohen.
“Njëri ia hedh topin tjetrit. Prefekti na tha ikni poshtë se do iu japin shtëpi me qira. Vajtëm poshtë ajo ka ngritur duart lart se nuk ka lekë të na japë as për qira e as për gjë, nuk kemi ku shkojmë”, thotë njëri prej tyre.
Bashkia e mban të bllokuar pallatin në Kodrën e Shtufit për shkak të rrezikut të shembjes.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=_aSk2bLzvB0&feature=youtu.be