11:46 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e Roskovecit dhe Dimalit ngrihen në protestë

13:22 | 21/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e Roskovecit dhe Dimalit ngrihen në protestë

As moti me reshje të dendura nuk i ka ndalur dhjetera fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit të ngrihen  mesditën e sotme në një protestë për ti thënë stop ndërtimit të Termocentralit në Suk 1. Një zëri në kulmin e indinjatës, me pankarta në duar, banorët e kanë quajtur  vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania  e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka , uji, por edhe ajri do të ndoten. Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë bombë ekologjike ,  që po na sjellin në derë të shtëpisë kanë thënë fermerët dhe do të protestojmë fuqishëm ashtu siç u ngritën fermërët në Mbrostar të Fierit dhe ndaluan ndërtimin e inceneratorit në zonën e tyre.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se tentativa e bashkisë së Roskovecit për ti hapur rrugën ndërtimit të këtij termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1, është kriminale, pasi mjaftueshëm kanë vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

Ne kërkojmë urgjentisht transparencë pasi nuk jemi vënë në dijeni të këtij projekti kanë thënë fermerët protestues duke paralajmëruar edhe grevë urie. Ndërkohë ndërtimi i këtij termocentrali ka ngjallur debate të ashpra edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ku është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë duke i dal në mbrojtje 35 mijë banorëve të kësaj zone. Këshilltarët i janë bashkuar edhe protestës së sotme duke kundërshtuar fuqishëm këtë të ashtuquajtur ndërtim strategjik. Këshilltarët e djathtë Dhurata Malka e Fredi Feleqi në prononcimin për mediat u kanë bërë thirrje edhe këshilltarëve që votuan pro , ta kundërshtojnë këtë investim vdekjeprurës .

Protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali të refuzuar në bashki të tjera të vendit, do të vijojnë  pandalur.

 

 

Pas

Blinken shkon në Kinë, do t’i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

Para

Këlliçi: Patronazhistët e regjimit arrestojne në mesnatë dhe kundraligjit protestuesit

Para
Këlliçi: Patronazhistët e regjimit arrestojne në mesnatë dhe kundraligjit protestuesit

Këlliçi: Patronazhistët e regjimit arrestojne në mesnatë dhe kundraligjit protestuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.