Emigrant nga Shishtaveci janë bërë bashkë duke firmosur një listë, për të kontribuar për të zgjidhur disa probleme të fshatit . Si fillim problem më kryesor që ata kanë ndeshur është pastrimi i fshatit ndërsa bashkia nuk merr asnjë masë per pastrimin e këtij fshatit turistik.
Investimet që kanë tjetërsua gjithë infrastrukturën e fshatit, nuk kanë zgjidhur problemin e mbetjeve, raporton gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi.
“Pirgje me mbeturina të krijuara në hyrje të fshatit e plehrat e bagëtive në rrugët e brendshme po kthehen në rrezik serioz jo vetëm për shëndetin e banoreve, por edhe për zhvillimin e turizmit. Banorët fajësojnë veten, por edhe Bashkinë Kukës për gjendjen e krijuar.Shishtaveci është në hartën e destinacioneve që presin vizitorë, ndaj turizmi vlerësohet si prioritet për zhvillimin e kësaj zone, nga grykëderdhja e Vanave deri në Kallabak”, raporton gazetari.
Mësohet se janë investuar rreth 2 milionë euro për infrastrukturën e fshatit, rrugën lidhëse me Doganën dhe rrugën Kukës-Shishtavec, që dita-ditës po bëhet e paqarkullueshme dhe rrezikshme për automjetet për shkak të dëmtimeve të shumta dhe rënies së gurëve apo shkëmbinjve.
(E.V/Faxweb.al)