Prej ditës së djeshme protestat e banorëve të Shkozës janë intesifikuar ndjeshëm. Ata bllokuan rrugën duke paralajmëruar se nuk do të largohen nga atje derisa të marrin një përgjigje për kërkesat e tyre.
Mungesa e dëmshpërblimit për prishjen e banesave nga ana e Bashkisë së Tiranës, për ndeërtimin e ‘’Unazës së Madhe” ka bërë që banorët të kërcënojnë deri në vetëflijim.
Edhe pse ata kanë kërkuar takim me deputeten e PS-së në zonë, Elona Gjebrea, kjo e fundit është mjaftura vetëm me një përgjigje për ta në rrjetet sociale.
Gjebrea thotë se nuk kërkon që situata të përdoret politikisht dhe se banorët do të mbeten të informuar nga grupi ndërinstitucional që është ngritur për zgjidhjen e problemit.
“Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.
Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.
Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi. Faleminderit!”, shkruan Gjebrea në rrjetet sociale.
(E.K/SHUPLAKA)