Një banor i Shkozës, shtëpia e së cilit preket nga shembjet, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë.
Osman Hysa i ftuar në emsionin “Opinion”, shprehet se në shtëpitë e banorëve nuk ka asnjë shkresë për prishjen e ndërtesave të tyre dhe më pas dëmshpërblimin nga shteti.
Po ashtu Hysa thotë se ai dhe banorët kanë marrë leje për të ndërtuar banesat e tyre në tokën e cila është e shtetit. Ndër të tjrta ata ai është shprehur se ndërtesat e tyre nuk janë legalizuar ndaj edhe ata rrezikojnë të dëmshpërblehen.
“Neve nuk na kanë sjellë asnjë shkresë për atë që do të ndodh me banesat tona. Na ka ardhur një shkresë nga Aluizni dhe pastaj kanë ardhur vetë personat fizik nga INUKU për të prishur ndërtesat”, u shpreh Hysa. (S.SH/Shuplaka)