12:14 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e Zharrëzës ende pa dëmshpëblim, ultimatum qeverisë: Nxitoni ose 200 veta prapë në marshim (VIDEO)

20:22 | 04/09/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U akuzuan se janë të infiltruarit e Ramës në protestën e Zharrëzës, Organizata Politike ka një përgjigje për këtë

Në tre muajt e parë të 2017-ës, qytetarët e Zharrëzës zhvilluan protesta masive për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria për dëmet e pësuara nga tërmetet e shkaktuara nga një kompani nafte, protestë e cila u përmbyll me një marshim katër ditor nga Zharrëza në Tiranë.

Mirëpo edhe pse Këshilli i Ministrave miratoi një VKM, 6 muaj më vonë ai ende nuk është ekzekutuar. Banorët e zharrëzëz të mbetur pa shtëpi, ende kërkojnë një zgjidhje nga shteti.

Avokati i banorëve të Zharrëzës, Adriatik Lapaj tregon se çështja ka mbetur pezull për shkak se institucionet nuk dakordësohen me njëri-tjetrin.

“Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 1 mars 2017, që shënoi edhe shpërndarjen, fundin e protestës, siç u quajt “epike” e zharrziotëve… U ngritën grupet e punës, të bëra nga përfaqësues të institucioneve të disa niveleve, Emergjencave Civile, të Entit të banesave dhe të bashkisë Patos dhe Roskovec. Këto  institucione janë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për të bërë shpërblimin e banesave të banesave. Gruoet e punës kanë shkuar në terren, kanë punuar rreth një muaj e gjysëm.

Ne kemi pakënaqësitë tona lidhur me vlerësimin e banesave, por gjithesi procesin në tërësi ata e kanë krhyer.

Tani problemi është në hedhjen e topit nga një institucion në tjetrin, që ndodh këtu. Jemi përpara një vendimi të Këshillit të Ministrave, përpara një kazusi publik. Është një mal me dosje, janë 505 shtëpi, të cilat Enti i Banesave ia kalon Emergjencave Civile, ndërsa Emergjencat Civile  thonë se nuk janë bërë në rregull e ia kalon sërish Entit të Banesave.

Institucionet nuk dakordësohen me njëri-tjetrin për dokumenta që ata duhet t’i bënin, imagjinoni sa serioz janë.”, thotë Lapaj në një intervistë të publikuar nga Nisma Thurje.

Avokati shprehet mjaft i shqetësuar për situatën, mbi të gjitha për shkak të nisjes së sezonit të shirave.

“Ky process ka mbetur tek EC. Kujtoj se jemi përpara sezonit të shirave, ne i dhamë kohë shtetit, menduam se ishin edhe zgjedhjet, por djegia e afateve të një VKM nuk është serioze. Imagjinoni çfarë ndodh tani me një vendim të Këshillit Bashkiak të Konispolit. Zgjidhja ligjërisht është dhënë, mbetet të përkthehet.

Problemi ka mbet te Shemsiu dhe po pati ndonjë tërmet nga natyra, te shembja do ngelemi.”, thotë avokati.

Lapaj paralajmëron qeverinë se banorët do të marrin masa, në rast se situate nuk zgjidhet pa nisur sezoni i shirave.

Sezoni i shirave është para, dhe pak fillon. Kështu që të nxitojnë sa nuk është vonë, E para do i drejtohemi Prokurorisë për shpërdorim detyre për këto institucione, e dyta gjykatës për aq hapësirë sa kemi, e treta janë gati 200 veta, marshim prap.”, paralajmëron avokati i çështjes. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: banoret e zharrezesmarshim
Pas

Marrëveshja PAN-AKR, ja posti që do të mbajë Pacolli në qeverinë e re

Para

Lëndë narkotike të mbjella në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

Para
Lëndë narkotike të mbjella në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

Lëndë narkotike të mbjella në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.