14:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Banorët e Zharrëzës ku vepron ”Bankers”-i mesazh Donald Lu-së dhe Edi Ramës: Të vijnë dhe të jetojnë këtu! (VIDEO)

16:39 | 02/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e Zharrëzës ku vepron ”Bankers”-i mesazh Donald Lu-së dhe Edi Ramës: Të vijnë dhe të jetojnë këtu! (VIDEO)

Sot pati një akuzë shumë të fortë të kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu. Ajo lidhej me shantazhin për të bllokuar nga prokuroria hetimet për kompaninë ”Bankers Petroleum”.

Por menjëherë pas kësaj banorët e Zharrëzës, ku vepron ”Bankers Petroleum” kanë një mesazh për kompaninë, ambasadorin Lu dhe kryeministrin Edi Rama. Video-mesazhin e kanë dërguar te ”Nisma Thurje”. Kjo zonë, ku kompania punon për nxjerrjen e naftës disa javë më parë u trondit nga tërmetet.

”Këtu ndodhemi në shtëpinë e fshatit që është shkatërruar nga kompania ”Bankers”. Shikoni si është bërë shtëpia. A është e banueshme më kjo shtëpi?!

Nëse është e banueshme kjo shtëpi që ta vërtetojnë ambasadori Lu dhe kryeministri, të vijnë dhe të jetojnë këtu në shtëpinë tonë. Shikoni si është bërë shtëpia. Është shkatërruar komplet! Kjo shtëpi është më e banueshme?!

Shikoni…mund të kaloni dhe këtej. Shikoni këtë këtu…a është më e banueshme?!”, thotë i dëshpëruar banori, duke treguar gjithë shtëpinë me mure të çara.

Edhe pse iu premtua se brenda datës 31 Janar ata do të merrnin një raport për dëmin dhe sasinë e dëmshpërblimit nga komisioni i drejtuar nga Niko Peleshi, asgjë nuk ka ndodhur.

Askush nuk u ka shkuar në shtëpi dhe askush nuk i ka informuar më se çfarë do të bëhet me ta ndërkohë që jetojnë në shtëpi të cilat rrezikohet të shemben nga momenti në moment.

Zona e Zharrëzës është tronditur shpesh nga tërmete, për të cilat ekspertët dyshojnë se mund të jenë natyrale./SHUPLAKA

http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/02/zharrezbanoret.mp4
Pas

Marku Marku: PD duhet të fokusojë aksionin politik te zgjedhjet. Nuk duhet të hyjë në to pa patur një garanci

Para

Policia tjetër shpërblim: 30 mijë euro kush jep informacion për vendodhjen e Balilit

Para
Si i shpëtoi policisë Klement Balili, ”Escobari” i Ballkanit u sinjalizua në kohë

Policia tjetër shpërblim: 30 mijë euro kush jep informacion për vendodhjen e Balilit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.