Sot në orën 11:00, në lagjen Demokracia, Mamurras, mblidhen dhjetra banorë që kundërshtojne 1200 kamione trajla që levizin çdo ditë në rrugën e lagjes me 200 fëmijë që shkojnë në shkollë. Pluhur, ndotje, zhurmë, plasaritje e mureve të shtëpisë, këto janë disa nga shqetësimet që kanë ngritur banorët. Ata thonë se është e palejueshme që mjete të këtij tonazhi të kalojnë në atë rrugë, madje një nga banorët tregon se nga ngushtësia e rrugës, kamionët detyrohen të hipin në trotuare. Ata shprehen se janë në ditën e 11 të protestës dhe gjatë kësaj kohe kanë patur dhe kërcënime nga policia me argumentin që po bllokojnë rrugën. Masat prej tyre janë marrë, i kanë shkruar dhe një peticion Bashkisë që të gjejë një zgjidhje sa më herët, pasi pasojat që banorët po ndeshen janë të rënda.
Një nga banorët: Mediat kanë qenë çdo ditë pranë nesh, jemi në ditën e 11 të protestës. Shqetësimi jonë janë kamionat, tonazhi i të cilëve është shumë më tepër se sa e lejon rregullorja, pasi është zonë urbane dhe rruga është shumë e ngushtë për të kaluar kamionët. Hipin në trotuare për të kaluar, prej kësaj situate janë dëmtuar shumë gjëra, nga vibrimet janë dëmtuar banesat, banorët, ka një ndotje akustike shumë të madhe. Është një problem shqetësues, i kemi drguar peticion Bashkisë së Kurbinit dhe Shefit të Komisariatit, por nuk kemi marrë përgjigje, sepse e kemi dërguar javën e kaluar. Ka patur presione tangentale të tipit, kanë filluar që sot të thërrasin banorët një e nga një në komisariat. Por ne jemi të vendosur, për të mos i lënë kamionët të kalojnë. Ka patur disa tentativa nga nëndrejtori i ri i policisë të qarkur të Lezhës, që ka ardhur një mënges për të na kërcënëcuar, që do shkojmë në polici sepse kemi bllokuar rrugën.
Sazan Guri: Unë kam ardhur t’ju gjendem banorëve me kërkesë të tyre, në rolin e avokatit, në rolin e inxhinierit mjedisor, si ekspert dhe si qytetar. Jam i bindur që banorët kanë një të drejtë natyrore për të jetuar thjesht në lagjet dhe banesat e tyre. Zyrtarët i trajtojnë këta banorë si miza. 10 kompani me nga 40 traila secila, 400 kamiona, për tre rrugë në ditë 1200 kamiona ecin përditë në këët rrugë lagjeje, ku janë fëmijë, njerëz që shkojnë në punët e tyre. Çfarë ndodh, vibrimi që ka shkaktuar plasaritje në çdo shtëpi, pluhuri i madh, janë pa ujë, zhurmë të fuqishme.
Një tjetër banor: Jemi natë e ditë në protestë, gjatë kësaj periudhe na ka ardhur dhe policia. Janë bërë më shumë polic se sa protestues, kanë transferuar dhe shefin e Komisariatit për këto arsye. I bëj thirrje bashkisë, të vendosë tabelat që tregojnë sa është i lejueshm tonazhi që mund të kalohet në këtë rrugë. Janë tre turne me kamiona. Këtu nuk rrihet, jemi gati të dalim nga shtëpia. Na këkrkuan në fillim një muaj, ua dhamë, herën e dytë sërish. Tani prapë njësoj.