Një fenomen i rrallë është verejtur ne Kosovë. Janë banorët e fshatit Buzes që shprehen se kanë parë shpesh edhe vizitorë të veçate siç i quajnë ata.
Sipas banorëve pozita gjeografike që ka fshati është shkaku kryesor i prezencës së ujqve në fshat, kryesisht në dimër. Banorët thonë të kenë parë një ujk disa ditë më parë.
Madje ata edhe e kanë xhiruar kafshën e egër që zbriti në fshatin e tyre.
Drejtori i Shkollës fillore “28 Nëntori“, që gjendet në këtë fshat thotë se fëmijët mund të rrezikohen, gjatë rrugës së tyre për në shkollë.
Ai fajin e hedh edhe tek Kopshti Zoologjik i Prizrenit, pasi thotë që kur nuk ju duhen më, ata kafshët i lëshojnë në rajonin e Opojes.
Nga ana tjetër Kopshti Zoologjik “Shqiponja” në Prizren, i quajtën të pavërteta këto akuza , pasi që sipas tyre, tash e një kohë të gjatë e kanë vetëm një ujk.
Ata treguan se edhe po të praktikohej një gjë e tillë adaptimi i ujqëve në natyrë është i pamundur dhe se nuk mund të mbijetojnë gjatë.
Shpesh herë, është raportuar nga qytetarët për prezencën e ujqërve në zona të ndryshme të Kosovës.
Nuk është rasti i parë ky pasi një i tillë është parë edhe në Dragobil të Malishevës.
Përvec demeve në bageti është frika se ujqërit që zbresin në një terren kaq të afërt me njerëzit, rreziku është shumë afër.
R.G/FAXWEB.AL