Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me situatën e krijuar tek Unaza e Re ku banorët nuk kanë lejuar grupet e punës të dërguara nga ky institucion për të bërë matjet në terren.
Në deklaratë ARRSH thotë se inxhinierët e dërguar në terren janë dhunuar nga banorë të tjerë të zonës që nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen.
ARRSH thotës e procesi i verifikimit në terren po vazhdon, dhe punonjësit janë të shoqëruar nga Polici e Shtetit.
Gazetarja e ‘Fax News’ Mirilda Tili e cila raporton nga vendngjarja tha pak më parë se kishte nisur heqja e shtyllave të ndriçimit, por ndërhyrja e banorëve kishte bërë që grupet e punës të largoheshin.
Deklarata e plotë e ARRSH:
Sikurse eshte njoftuar paraprakisht, sot jane ne terren grupet e punes se ARRSH, Bashkise Tirane dhe ALUIZN-it. Inxhinieret e ARRSH po shkojne ne ato objekte banoret e te cileve kane depozituar prane ketij institucioni dokumentacionin e pronesise dhe kane kerkuar te vazhdohet me verifikimet dhe proceduren e shpronesimit.
Gjate punes ne terren banore te tjere te zones, qe nuk kane lidhje me objektet te cilat po verifikohen, kane penguar me dhune inxhinieret ne ushtrimin e detyres. Ata kane dhunuar edhe mjediset private te banoreve me dokumentacion pronesie te cilet kane qene te pranishem dhe te gatshem per verifikimin e baneses ne funksion te shpronesimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH.
Ne kete forme, keta individe po mohojne te drejten e pronareve te ligjshem per nje proces verifikimi te banesave te tyre.
Inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit.
(B.H/Faxweb)