08:28 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Banorët po kërkojnë borxh, s’kanë marrë bonusin e qirasë”, Basha: 8.5 mln euro shkuan në xhepat e qeveritarëve

17:32 | 13/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Banorët po kërkojnë borxh, s’kanë marrë bonusin e qirasë”, Basha: 8.5 mln euro shkuan në xhepat e qeveritarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar faktin se banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Durrësit nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë.

Sipas tij, ata i kanë kryer të gjitha procedurat duke hapur edhe llogari bankare, por deri tani nuk ju ka kaluar asnjë lek. Basha tha në “Facebook” se ata janë të detyruar të marrin borxh për sa kohë që qeveria nuk po i ndihmon pas tragjedisë.

“Sot u takova me banorë të Durrësit të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qeranë. Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysëm pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi. Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina”, tha Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Një muaj e gjysëm pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milion euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të check up-it.

Sot u takova me banorë të Durrësit të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qeranë. Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysëm pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina. Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shendetësore për shkak të kushteve ku po jetojnë.

Dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milion dollarë që shkojnë për ta, sot do ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara.

Etiketa: banoretbonusi i qiraselulzim basha
Pas

Gara për kreun e PS-së/ Njëri nga kandidatët tërhiqet në minutën e fundit, fituesi merr 25 vota

Para

Kandidati demokrat për President tërhiqet nga gara

Para
Kandidati demokrat për President tërhiqet nga gara

Kandidati demokrat për President tërhiqet nga gara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës! Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Hëna e plotë e këtij qershori do të jetë më e ulëta në dekada, një ngjarje e rrallë në qiell

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.