Banorët kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara bashkisë së Kuçovës. Ata kërkojnë ndërtimin e rrugës së Velagoshtit, rreth 2 km rrugë.
Kandidati për bashkinë e Maliqit në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi thotë në një postim në rrjetet sociale se kryetari i kësaj bashkie, Kreshnik Hajdari ka braktisur zyrën dhe e ka rrethuar me policë.
Maliqi shpreh vlerësim dhe mbështetje për banorët duke shtuar se ndryshimi në këtë bashki do të vijë.
Postimi i Lefter Maliqit në Facebook:
O Hajdar! O hajdut! Paratë e popullit ku i fut!
Kryehaduti i taksave dhe votës së popullit!
I dënuari Hajdari ja mbath! Braktis Zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe e rrethon me Policë.
Përsëri në Protestë banorët e Velagoshtit, për mashtrimet elektorale, për rrugën nga i dënuari Hajdari, pengu i ish fatirinos Salillari.
Vlerësim dhe mbështetje per këta banorë kurajozë! Kështu do vijë ndryshimi!
Së bashku do ju kthejmë Bashkinë e grabitur më “14 Maj” nga “Narkoshteti” banorëve! Së bashku të cmontojmë këtë grup të strukturuar kriminal, që vjedhin taksat tuaja me tendera korruptivë, në ujesjellës, rrugë, pastrim, varreza, qensh endacakë dhe Resorte etj. etj.
Mirënjohje banorëve!