Partizani nuk di të fitojë me rivalët direkt për titull. Të kuqtë u frenuan në barazim 0-0 në sfidën përballë Kukësit, duke treguar edhe një herë problematikën kryesore të këtij sezoni.
Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova vazhdon të krijojë raste të panumërta, por vuan në finalizimin para portës kundërshtare.
“S’desha me fillu komentin nga gjyqtari. Po e le në fund gjyqtarin. Lojtarët krijojnë volum loje. Irritimi është se gabojnë para porte, thjesht për ta fut topin në rrjetë. Gjyqtari na penalizoi. Sapo e pashë golin, dhe ishte i rregullt. Loja do ishte ndryshe nëse vendimi i tij do kishte qenë ndryshe, ndeshja do kishte marrë rrjedhë tjetër. Skuadra dominoi në një pjesë të madhe të lojës. Nuk është njësoj si në derbi, se në derbi nuk luajtëm ashtu si sot. Ne jemi për të qenë kampion. Dua të themi që nuk jemi absolut, por ju them se konkurrenca do të vazhdojë. Le të shpresojmë që të marrim një sadisfaksion tani shpejt”, tha ndër të tjera Starova pas ndeshjes.