Deklarata e Kristiano Ronaldos se është futbollisti më i mirë në histori, pasi mori për herë të pestë “Topin e Artë”, ka sjellë një reagim nga Barcelona, e cila i ka dalë zyrtarisht në krah Lionel Mesit.
Zëdhënësi për shtyp i bordit drejtues të klubit, Josep Vives, u shfaq në një konferencë për shtyp ku tregoi për vendimet e fundit që ishin marrë nga bordi drejtues, si dhe iu përgjigj pyetjeve që iu bënë, mes të cilave një ishte për deklaratën që bëri portugezi.
“E respektoj ‘Topin e Artë’ dhe Kristiano Ronaldon. Gjithmonë e kemi cilësuar një lojtar të madh dhe një konkurrent të fortë. Këtu, në ‘Kamp Nou” mund ta shohim çdo 15 ditë në fushë lojtarin më të mirë të historisë, i cili është Mesi”, tha zëdhënësi i Barcelonës. /vipsport.al/
Discussion about this post