Klubi i Barcelonës ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin Ter Stegen. Kontrata e re e gjermanit vlen deri më 2028 dhe klauzola e lirimit të tij është 500 milionë euro.
Ter Stegen mbërriti në Katalonjë në vitin 2014 nga skuadra e Borussia Monchengladbach. Deri më tani 31 vjeçari ka kryer 379 paraqitje për blaugranat.
Ai renditet i katërti nga portierët e Barcelonës për numrin e ndeshjeve me skuadrën. Përpara tij renditen Ramallets (387), Zubizarreta (410) dhe Victor Valdes (535).
Në 9 vite me Barçën, Ter Stegen ka fituar 5 kampionate, 5 Kupa të Mbretit dhe 1 Champions League.
Discussion about this post