Pas fitores së Juventusit përballë Barcelonës, kryeministri Edi Rama i cili njihet si një tifoz i flaktë i bardhëezinjve, e ka shprehur ngazëllimin e tij përmes një fotografie të publikuar në Facebook.
Në fotografi shihet portieri i Juves, Buffon i cili i vë dorën pas qafe Lionel Messit. Për më tepër, fotoja në fjalë mban mbishkrimin “Fotoja e Ditës”.
Skuadra e legjendës së futbollit, Messit, u eliminua mbrëmjen e sotme nga gara e Ligës së Kampionëve. Në mbrëmjen e sotme, katalanasit nuk kanë arritur të bëjnë asgjë, ndryshe nga çfarë kishte premtuar gjatë javës për të përmbysur rezultatin kundër Juventusit. Atyre u duheshin të paktën 3 gola, në dy takime por nuk e kanë gjetur rrjetën e portës së mbrojtur nga Buffon.
Juventusi bëhet zyrtarisht shkaktar që Barcelona të mos jetë pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e “Champions League”. Juventusi pas një sezoni pushim, rikthehet sërish në gjysmëfinale dhe të premten pret të mësojë kundërshtarin e radhës nga shorti i hedhur në Nion. Juventus hedh kandidaturën kështu për pretendentin kryesor të fitimit të “Ligës së Kampionëve”. (D.D/Shuplaka)