Problemet financiare që po kalon skuadra e Barcelonës mund të bëjnë që klubi katalan të lëshojë një prej xhevahirëve të saj. E bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Gavi, i cili në moshën 18-vjeçare është bërë një titullar i padiskutueshëm i Barçës dhe i kombëtares spanjolle.
Në garë për të, sipas anglezes “Daily Express” është skuadra e Chelsea që është gati të bëjë çmendurinë e rradhës në merkato për talentin blaugrana.
Mendohet se presidenti Laporta mund të kërkojë për Gavin rreth 100 milionë euro për ta lëshuar, një shifër që do të zgjidhte shumë prej telasheve ekonomike të klubit.
Discussion about this post