Mesa dukt problemet për Neymar nuk kanë marrë fund edhe pse klubi parizien pagoi 222 milionë euro për ta transferuar nga Barcelona. Barcelona ka paditur futbollistin Neymar për shkelje të kontratës dhe kërkon që t’I kthejë mbrapsht 8.5 milionë euro. E gjitha kjo vjen pas një situate të nxehtë mes klubit dhe tifozëve të cilët nuk janë aspak të kënaqur nga merkatoja e bërë deri më tani. Gjithashtu Bacelona kërkon që nëse shuma nuk kthehet nga futbollisti, kjo të bëhet nga klubi.
“Klubi kërkon nga lojtari bonusin e plotë që iu pagua para rinovimit të vitit të kaluar, si mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale, 8,5 milionë euro për dëme dhe 10% shtesë si garanci. Gjithashtu, klubi kërkon që PSG të marrë përgjegjësinë për pagesën e kësaj shume nëse lojtari nuk ka mundësitë për ta përballuar”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga klubi.
Nemar së fundi është shfaqur shumë kritik për drejuesit e Barcelonës duke thënë se nuk e meritojnë të jenë në atë post.
“Kam kaluar 4 vite atje dhe kanë qenë të bukura, por jo me bordin. Për mua ata janë njerëz që nuk duhet të jenë atje, për drejtimin e Barcelonës. Barcelona meriton më shumë’, tha Neymar të dielën pas ndeshjes me Touluse. (B.H/Shuplaka)