Barcelona po punon shumë për të ardhmen dhe emri i fundit që ka dalë në listë është ai i Eduardo Camavinga. Mesfushori 17-vjeçar është pjesë e skuadrës së Rennes në Francë dhe ka debutuar me skuadrën e parë.

L’Equipe shkruan se drejtuesit katalanas janë gati të hidhen në sulm për lojtarin. Futbollisti i ri ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke marrë minuta në 13 sfida. Ai është një ndër pikat e forta të ekipit francez.
Kampionët e Spanjës kërkojnë që të ndërtojnë brezin e artë të Barcelonës të së ardhmes. Presidenti Bartomeu e ka pranuar që kanë nisur që tani të mendojnë për skuadrën post-Messi.
© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.
© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.