18:02 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barcelona prezanton trajnerin e ri, çfarë synon Valverde në drejtimin e klubit

15:05 | 01/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Barcelona prezanton trajnerin e ri, çfarë synon Valverde në drejtimin e klubit

Barcelona prezanton trajnerin e ri të saj, Ernesto Valverden. Dikur futbollist i skuadrës katalanase, ish-tekniku i Athletic Bilbao nënshkroi me nënkampionët e Spanjës një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një të tretë.
Ernesto Valverde emri i të cilit në pankinë e Barcelonës u zyrtarizua vetëm ditën e hënë, pasoi në këtë detyrë Luis Enriquen, e cila e kishte deklaruar largimin e tij përpara disa javësh.

“Kam një përgjegjësi të madhe për këtë klub, pasi do t’u duhet që t’u përgjigjem shumë njerëzve. E di që është një sfidë e madhe dhe unë e kam me pasion. Shpresoj që të gjithë ta përjetojmë sa më mirë”, tha Valverde në konferencën për shtyp, të mbajtur me rastin e prezantimit të tij.

Ernesto Valverde, i cili ka luajtur në radhët e Barcelonës në vitet 1988-1990 nën urdhrat e Johan Cruyff, e nisi karrierën e tij si trajner teksa drejtoi skuadrën e të rinjve të Athletic Bilbaos. Më pas, ai ka drejtuar skuadrën e parë të Bilbaos për 6 sezone, duke e drejtuar atë në 308 ndeshje. 

Gjatë qëndrimit të tij te Bilbao, Valverde ka mundur ta kualifikojë për në Kupat e Evropës në 5 raste. Nën drejtimin e tij, Athletic Bilbao i dha fund pritjes 31-vjeçare për trofe, teksa në vitin 2015 skuadra baske fitoi Superkupën e Spanjës, teksa mposhti Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Tjetër skuadër që ka drejtuar Valverde është edhe Espanyol, me të cilin arriti deri në finalen e Kupës UEFA në vitin 2007, ku humbi ndaj Sevilla pas gjuajtjes së 11-metërshave. Jashtë Spanjës, Valverde ka qenë trajner i Olympiacos, me të cilin ka fituar 2 tituj kampionë të Greqisë dhe 2 Kupa të Greqisë.

Etiketa: barcelonasportvalverde
Pas

Artan Fuga, 60 kërkesa për Lulzim Bashën: Ju tregoj pse ua kërkoj juve

Para

Pas ministrisë së Financave, edhe Shëndetësia: Pezullohen lejet vjetore, kthehuni në punë

Para
Pas ministrisë së Financave, edhe Shëndetësia: Pezullohen lejet vjetore, kthehuni në punë

Pas ministrisë së Financave, edhe Shëndetësia: Pezullohen lejet vjetore, kthehuni në punë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.