Ka përfunduar sfida e La Ligas mes Barcelonës dhe Almerias e zhvilluar në stadiumin olimpik të Katalonjës “Montjuic”. Të besuarit e Xavi arritën të fitonin një ndeshje delikate me rezultatin 3-2. Pas dy javëve Barça rikthehet tek triumfi, përpara pushimeve të dimrit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1-1. Raphina ishte ai që kaloi në avantazh Barcelonën në minutën e 33′. Në të 41-tën Leo Baptistao barazoi shifrat duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në barazim.
Në fraksionin e dytë të lojës, Sergi Roberto kaloi sërish përpara vendasit në minutën e 60′, pas një asisti të Raphinas. Por vetëm 11 minuta më vonë, Almeria barazoi sërish duke rezultuar një ‘kockë e fortë’ për kampionët. Autori i golit ishte Gonzales.
Në minutat e fundit, pas një insistimi të vazhdueshëm, Serigi Roberto shënoi sërish golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij duke i dhënë fitoren dhe 3 pikët blaugranave.