Barcelona nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një ankand të çmendur për Matthijs de Ligt. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka vendosur të shpenzojë 80 milionë euro për yllin e Ajax-it dhe asnjë euro më shumë.
Një lloj ultimatumi, që i është dhënë menaxherit të futbollistit, Mino Raiola, dhe klubit që zotëron kartonin e tij. Në fakt, spanjollëve nuk u pëlqen fakti se menaxheri italo-holandez kërkon të fitojë 8/10 milionë euro në komisione nga ky transferim.
Për De Ligt interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha të Europës, si Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain.