Qëndrimi në arrest shtëpie nuk e ka penguar ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia për të dhënë kantributin e tij në lidhje me protestën e kësaj të hëne që pritet të mbaj opozita.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Spahia ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së 8 korrikut, kundër diktatutës së krimit, sikurse e ka cilësuar ai.
Kujtojmë që ish-deputeti ndodhet në arrest shtëpie pas ngjarjeve në Shkodër ku u thye Pallati i Sportit për të mos lejuar aty depozitimin e materialeve zgjedhore për votimet e 30 qershorit.
STATUSI I PLOTE
Të gjithë bashkë nesër më 8 korrik për Shqipërinë si Europa, në mbrojtje të vendit tonë të bekuar. Le të bashkohemi kundër diktaturës së krimit. Me detyrimin dhe të drejtën për të mbrojtur atë çka është më e shtrenjta për njeriun, Lirinë. #asnjehappas #ramaik 3lironiteburgosuritpolitik