Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga Kavaja i është përgjigjur Kuvendit pasi nga ana e këtij të fundit u dha një përgjigje rreth deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, përsa i përket mandatit të saj.
Bardhi tha se Xhaçka vazhdon të mbrohet nga Rama, sepse ajo është bashkëpunëtore e tij, duke shkelur kështu Kushtetutën.
Reagimi i Bardhit:
Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëounëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama.
Discussion about this post